Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Llapi shpërthen me katër gola ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 4-1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar kështu fitoren e parë këtë sezon në stadiumin “Zahir Pajaziti”, pas gjashtë humbjeve radhazi si vendase.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, të cilët arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 20-të. Kevin D’Almeida realizoi për 1-0, pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më e hapur, ndërsa Vushtrria arriti të barazojë rezultatin në minutën e 60-të, me anë të Albijon Shurdhiqit, pas asistimit të Daut Maxhunit.

Megjithatë, Llapi reagoi shpejt dhe riktheu epërsinë në minutën e 70-të. Fiton Ademi shënoi për 2-1, pas asistimit të D’Almeidas.

Vendasit vazhduan me presion dhe në minutën e 84-të Abdoulaye Yahaya realizoi për 3-1, pas një tjetër asistimi të Ramadanit.

Ky i fundit u bë edhe protagonist i golit të katërt, duke shënuar nga penalltia dhe vulosur fitoren 4-1 të Llapit.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e nëntë me 11 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi do të përballet me Malishevën në udhëtim, kurse Vushtrria do ta presë Drenicën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mblidhen protestuesit në Tiranë, Policia krijon kordon dhe nuk lejon bllokimin e rrugës

Mblidhen protestuesit në Tiranë, Policia krijon kordon dhe nuk lejon bllokimin e rrugës

E armatosur me pushkë gjahu, gruaja shkon të zgjidhë hesapet me një burrë në Turqi

E armatosur me pushkë gjahu, gruaja shkon të zgjidhë hesapet me një burrë në Turqi

Llapi e shkatërron Vushtrrinë, Malisheva përmbys Dukagjinin

Llapi e shkatërron Vushtrrinë, Malisheva përmbys Dukagjinin