Flamuri shqiptar ngrihet në Yonkers të New Yorkut, kryetari i qytetit vlerëson kontributin e shqiptarëve

Me ngritjen e flamurit kuqezi dhe valle tradicionale shqiptare, në Bashkinë e Yonkers, në shtetin e New Yorkut, është kremtuar Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Me rastin e kësaj feste, kryetari i qytetit të Yonkers, Mike Spano, ka vlerësuar traditat e pasura dhe kontributin e komunitetit shqiptar në këtë qytet amerikan, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi në Facebook, Spano ka ndarë momente nga ceremonia, duke shprehur krenarinë për diversitetin kulturor të qytetit.

“Një kremtim i mrekullueshëm i Shqipërisë në Bashkinë e Yonkers! Mbajtëm një ceremoni të ngritjes së flamurit, të shoqëruar me valle tradicionale, duke kremtuar traditat e pasura dhe kontributin e komunitetit tonë të madh shqiptar”, ka shkruar Spano.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kremtimit të kulturave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë qytet.

“Qyteti i Yonkers është krenar për diversitetin e tij dhe është gjithmonë e veçantë të bashkohemi për të kremtuar kulturat e shumta që e bëjnë qytetin tonë kaq unik!”, ka shtuar ai.

Kremtimi në Yonkers vjen në prag të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, festë që shënohet edhe nga komunitetet shqiptare në diasporë./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Momenti i përplasjes në Asamblenë e Mitrovicës (VIDEO)

Momenti i përplasjes në Asamblenë e Mitrovicës (VIDEO)

Në veri të Afganistanit ua ndalojnë grave edhe emrat, të gjitha duhet të quhen “Bibi”

Në veri të Afganistanit ua ndalojnë grave edhe emrat, të gjitha duhet të quhen “Bibi”

Enis Rexhepi e Yll Gashi gjejnë rrjetën, Erblin Osmani lë pas lëndimin

Enis Rexhepi e Yll Gashi gjejnë rrjetën, Erblin Osmani lë pas lëndimin