Policia e trafikut vazhdon me kontrolle, ndalohen 10 shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 persona për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Sponsor 3M Express

Prej tyre, tetë persona drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: E.SH. (20), B.B. (29), D.P. (18), E.M. (31), R.J. (25) dhe J.Q. (40), të gjithë nga Shkupi, si dhe B.K. (61) nga Kërçova dhe I.Ç. (36) nga Prilepi. Ndërkaq, me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit kanë vozitur 27- vjeçarja E.D. dhe B.E. (27), të dy nga Shkupi.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për siguri më të madhe në rrugë”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Dënohet me burgim me kusht Raheem Sterling

Dënohet me burgim me kusht Raheem Sterling

A keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës? Një mjek shpjegon se me çfarë mund të lidhet dhimbja

A keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës? Një mjek shpjegon se me çfarë mund të lidhet dhimbja

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania