Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar

Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar

Flakët përfshijnë dy kate të një ndërtese në Brooklyn, gjashtë të vdekur dhe disa të lënduar

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në Brooklyn të New Yorkut, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sponsor 3M Express

Disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së enjtes, njoftoi në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY).

Më shumë se 230 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës mjekësore u angazhuan në vendin e ngjarjes, në afërsi të lagjes Sunset Park, pasi zjarri u raportua për herë të parë rreth orës 01:40, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.

Në vendin e ngjarjes u dërgua edhe një ekip i specializuar për trajtimin e materialeve të rrezikshme, për shkak të pranisë së një baterie litium-jon. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ajo ka pasur ndonjë lidhje me shpërthimin e zjarrit.

Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës, me të arritur në vendngjarje, konstatuan se flakët kishin përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesës.

Katër nga viktimat u gjetën të vdekura në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë, të cilët fillimisht u gjetën në gjendje kritike, ndërruan jetë më vonë. Mediat amerikane kanë raportuar në mënyra të ndryshme lidhur me vendin ku ndërruan jetë këta dy persona, nëse në spital apo gjatë transportimit drejt tij.

FDNY bëri të ditur se gjashtë civilë të tjerë mbetën të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike, si dhe tre zjarrfikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raphinha rinovon me Barcelonën, mesazh i qartë për Ancelottin

Raphinha rinovon me Barcelonën, mesazh i qartë për Ancelottin

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Policët presin qe pesë vjet për uniforma të reja

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Policët presin qe pesë vjet për uniforma të reja

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës