​A do të ketë rrymë mjaftueshëm për dimër, flet ministrja Rizvanolli

​A do të ketë rrymë mjaftueshëm për dimër, flet ministrja Rizvanolli

​A do të ketë rrymë mjaftueshëm për dimër, flet ministrja Rizvanolli

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi ka ngritur shqetësimin nëse do të ketë rrymë mjaftueshëm gjatë dimrit kur konsumi shënon rritje të ndjeshme, ndërsa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se janë duke koordinuar përgatitjet duke marrë parasysh zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe ato lokale.

Sponsor 3M Express

Bytyqi, në pyetjen drejtuar ministres Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar të dijë se sa është e përgatitur Kosova për përballimin e sezonit të dimrit dhe nëse janë siguruar sasitë e nevojshme të energjisë elektrike përmes kapaciteteve vendore dhe importit.

“Si qëndron aktualisht Kosova sa i përket sigurisë së furnizimit me energji elektrike për sezonin e dimrit? A ka siguruar Qeveria, përmes kapaciteteve vendore dhe importit, sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike dhe, nëse po, nga kush janë siguruar këto sasi?”, ka pyetur Bytyqi.

Në përgjigjen e saj, ministrja Rizvanolli ka thënë se përgjegjësia për sigurimin dhe kontraktimin e energjisë elektrike për konsumatorët u takon furnizuesve të licencuar.

Ajo ka shtuar se Ministria e Ekonomisë është duke koordinuar përgatitjet ndërinstitucionale për sezonin e dimrit, duke marrë parasysh zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe ato lokale.

“Sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizimin e konsumatorëve është detyrim i furnizuesve të licencuar. Për konsumatorët e shërbimit universal, të cilët përbëjnë pjesën dërmuese të familjeve dhe bizneseve të Kosovës, këtë përgjegjësi e ka KESCO… Ministria po koordinon përgatitjet ndërinstitucionale për dimër, duke marrë parasysh si zhvillimet ndërkombëtare, ashtu edhe ato lokale… Në nivel botëror rritja e kërkesës për energji elektrike dhe pasojat e luftës në Iran kanë shtuar presionin mbi sistemet energjetike dhe kostot e furnizimit. Këto rritje janë edhe më të theksuara në tregjet e energjisë. Në shtator të vitit 2026, krahasuar me shtatorin e vitit 2025, çmimi mesatar i energjisë elektrike në tregun e ditës përpara ishte rreth 75% më i lartë në bursën hungareze HUPX, ndërsa në ALPEX, për zonën e Kosovës, ishte rreth 50% më i lartë”, ka deklaruar Rizvanolli. /Kp/

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

​A do të ketë rrymë mjaftueshëm për dimër, flet ministrja Rizvanolli | Momenti