Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Një rezultat i papritur shënoi Kampionatin Botëror të Vjeljes së Ullinjve në Kroaci, ku vendin e parë e fitoi ekipi i Finlandës, një shtet që nuk ka asnjë pemë ulliri.

Sponsor 3M Express

Gara tradicionale u zhvillua në ishullin Braç, ku ekipe nga 10 shtete garuan për 45 minuta për të mbledhur sa më shumë ullinj.

Çdo ekip përbëhej nga dy burra dhe dy gra, ndërsa vjelja bëhej me dorë.

Pjesëmarrësit përdorën përparëse tradicionale prej thesi, të njohura si sakete, për t’i mbledhur ullinjtë përpara se t’i vendosnin në arkat e ekipit.

Finlanda triumfoi duke mbledhur 55.4 kilogramë ullinj, duke lënë pas Republikën Çeke me 48.4 kilogramë dhe Poloninë me 46.6 kilogramë.

Kampionati Botëror i Vjeljes së Ullinjve organizohet çdo vit që nga viti 2017. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri | Momenti