Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në Hagë – pianisti nga Kosova, Arben Ramadani performon në hapjen e festivalit

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, ishte pjesë e programit hapës të festivalit ndërkombëtar “Eastern Neighbours Film Festival” (ENFF), i cili u mbajt në Hagë të Holandës.

Sponsor 3M Express

Mbrëmja hapëse u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë dhe nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, shkruan Telegrafi.

Programi vijoi me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money” të regjisorit Visar Morina, i cili sjell historinë e një familjeje nga Kosova, që përballet me vështirësi ekonomike dhe pasojat e një tradhtie brenda familjes, e cila rrezikon jetesën e saj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje, gjatë së cilës të ftuarit shijuan ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova, duke pasur mundësi të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare e kosovare.

Në këtë edicion të festivalit ishte i pranishëm edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren. Ai ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të reja.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Hagë, pjesëmarrja e Nurkollarit dëshmon prezencën e profesionistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare të filmit dhe kontributin e tyre në promovimin e kinematografisë dhe krijimtarisë filmike të rajonit.

Ambasada e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë mbrëmje, gjatë së cilës kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë./Telegrafi/

Lexo edhe

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Dhunë në parkingun e një lokali në Ferizaj, 20-vjeçarja sulmohet nga i dashuri – Policia e kërkon, dalin detaje për dhunën e përsëritur

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Analisti serb: Lëvizja Studentore do të qëndrojë në skenën politike të Serbisë për 40 vjet

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë

Ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për shkak të mungesës së masave të sigurisë në punë