Kryetari i LSDM-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, deklaroi se është i gatshëm që rasti i spitalit modular të hetohet sërish.

Ai e lidhi këtë me propozimin e partisë për legjislacion kundër korrupsionit dhe bashkëpunim me Prokurorinë Evropiane.
“Le të hetohet sërish, në bashkëpunim me Prokurorinë Evropiane, edhe rasti i spitalit modular”, tha Filipçe, duke shtuar se e di se si ka punuar dhe si i ka marrë vendimet.
Deklarata e tij erdhi pas pyetjes nëse, nga këndvështrimi i sotëm, mendon se kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev, është dashur ta pranonte dorëheqjen e tij pas tragjedisë.
Filipçe nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse dorëheqja është dashur të pranohej. Në vend të kësaj, ai foli për arsyet e ndërtimit të spitaleve modulare dhe shprehu keqardhje për tragjedinë.





