Përurohet një pjesë e rrugës “Jim Xhema”, Rama: Si kryeministër, Kosovën e bëjmë Singapor

Përurohet një pjesë e rrugës “Jim Xhema”, Rama: Si kryeministër, Kosovën e bëjmë Singapor

Përurohet një pjesë e rrugës “Jim Xhema”, Rama: Si kryeministër, Kosovën e bëjmë Singapor

Mbrëmjen e sotme është përuruar një segment i rrugës “Jim Xhema”, e njohur si Rruga A, një ndër projektet e mëdha infrastrukturore të kryeqytetit.

Sponsor 3M Express

Në ceremoninë e organizuar te rrethrrotullimi që lidh Rrugën B me Rrugën A, mori pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëpunëtorë.

Rama i shprehu mirënjohje të thellë veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare në ShBA, Jim Xhema, emrin e të cilit e mban kjo rrugë.

“Në këtë ditë të ftohtë kemi një rast special. Hapim këtë pjesë të rrugës ‘Jim Xhema’, një kilometër e gjysmë. Dua nga këtu të falënderoj zotin Jim Xhema për kontributin e madh për lirinë e vendit tonë”, tha Rama, raporton Kosovapress.

Në janar të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi që Rruga A të emërtohej “Jim Xhema”, në nderim të veprimtarit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa punimet nisën zyrtarisht në prill të po atij viti.

Kjo rrugë është ndër projektet më të përfolura infrastrukturore në Prishtinë, realizimi i së cilës është përcjellë me vonesa dhe ndërprerje të punimeve.

Punimet nisën zyrtarisht në prill të vitit 2023.

Në inaugurimin e një pjese të Rrugës A, Rama foli sërish për ambiciet e tij për të hyrë në garën për kryeministër, duke theksuar se synon që Kosova të jetë si Singapori.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se e ka bllokuar dhe sabotuar në punën e deritashme.

“Do të ishte më e lehtë nëse s’do të na bllokonin e sabotonin. E me na ndihmu, paramendojeni se çka do të bënim? Do ta bënim vend fenomenal. Vetëm duhet një qeveri bashkëpunuese e jo sabotuese. Si kryeministër, synojmë që Kosova të jetë si Singapori apo si vendet e zhvilluara sepse kemi rini të mrekullueshme, potencial të mrekullueshëm të zhvillimit. Mundemi ta bëjmë, vetëm duhet mendësi zhvillimi e jo që të merremi me të kaluarën e t’ia lëmë fajin tjetërkujt. Për kryeministër, çka them e bëj”, ka deklaruar Rama.

Lexo edhe

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Haziri kërkon ndryshime në LDK: Abdixhiku duhet të jetë më konsistent dhe më agresiv në qëndrime politike

Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë

Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë

Shpesh e neglizhojmë, por forcon muskujt e pulpave – pse ngritja në majë të gishtave është e rëndësishme gjatë stërvitjes

Shpesh e neglizhojmë, por forcon muskujt e pulpave – pse ngritja në majë të gishtave është e rëndësishme gjatë stërvitjes