Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se ka komunikime me BDI-në, por të natyrës private e jo politike.

Filipçe tha se edhe me Ahmetin gjithashtu komunikon, por nuk koordinohet politikisht.
“Nëse pyesni nëse kam komunikim personal, me shumicën e njerëzve kam. Me Ahmetin? Mes të tjerëve edhe me Ali Ahmetin, megjithatë nuk kemi koordinim politik. E as ka ndonjë koordinim. Çfarë komunikime? Personalisht komunikojmë edhe për aspekte tjera personale, njerëzit e shfrytëzojnë përvojën time si doktor e kështu me radhë. Komunikim politik? Koordinim politik e as ndonjë formë të koalicioni ose bashkëpunim nuk ka”. /Alsat.mk




