FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës së fundit nga FIFA.

Sponsor 3M Express

Rexhepi është një nga tri risitë e Kosovës, përfshirë dyshen Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi.

Sidoqoftë, Shala në konferencë për shtyp njoftoi se FIFA ende nuk e ka aprovuar afrimin e Rexhepit.

“Dokumentacionet janë kryer për Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberin, mirëpo jo për Enis Rexhepin. Jemi në pritje të përgjigjes së FIFA-s”.

Ndërkohë, ai gjithashtu informoi se Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani do të mungojnë si pasojë e lëndimeve të pësuar me klubet e tyre.

“Ka pak ndryshime në listë, fatkeqësisht do të mungojnë Erblin Osmani dhe Valmir Matoshi, të cilët kanë pësuar lëndime”.

“Lumbardh Dellova do t’i bashkohet grupit, por do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të jetë i gatshëm nëse gjithnjë konfirmohet se do të jetë gati”.

Kujtojmë, Kosova do të përballet me Izraelin dhe Irlandën më vonë këtë muaj./Telegrafi/

Lexo edhe

Miratohen katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

FIFA ende s’ka dhënë dritën e gjelbër për Rexhepin, Shala zbulon detajet

FIFA ende s’ka dhënë dritën e gjelbër për Rexhepin, Shala zbulon detajet

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

FFK e konfirmon: Dy yje mungojnë shkaku i lëndimeve, FIFA ende s’e ka aprovuar Enis Rexhepin | Momenti