Fetoshi ngre alarmin: Lista Studentore nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës

Fetoshi ngre alarmin: Lista Studentore nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës

Fetoshi ngre alarmin: Lista Studentore nën presion për qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Lista Studentore në Serbi po përballet me presione politike për të ndjekur një qasje edhe më konfrontuese në politikën e jashtme sesa presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, ende pa u formuar qeveria e re.

Sponsor 3M Express

Në një analizë, Fetoshi ka thënë se Këshilli Nacional Serb (SNV), që ka mbështetur Listën Studentore në zgjedhje, po kërkon rikthimin e “Ministrisë për Kosovën dhe Metohinë”, me arsyetimin e mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë.

Fetoshi ka paralajmëruar se një qasje e tillë mund të vazhdojë sfidimin e Perëndimit dhe të rrezikojë paqen e stabilitetin në Ballkan.

“Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe ende pa u formuar qeveria e re në Serbi, vazhdimësia programore e “studentëve” në politikën e jashtme përballet me “presione politike” për një qasje edhe më konfrontuese se sa ajo e Vuçiqit.

Një organizatë e quajtur Këshilli Nacional Serb (SNV), që e ka mbështetur Listën Studentore në zgjedhje dhe që udhëhiqet nga një gjeneral i akuzuar për krime lufte në masakrën e Mejës (27 prill 1999), ka kërkuar rikthimin e “Ministrisë për Kosovën dhe Metohinë”, si nevojë e ngritjes së nivelit në “mbrojtje të integritetit territorial të Serbisë” (N1, 23.11.2026).

Pas kallëzimit penal (së bashku me SNF dhe Lëvizjen “Otadzbina”) ndaj Vuçiqit, Bërnabiqit, Daçiqit, Petkoviqit e Rakiqit (KoSSev, 16.11.2026) për kinse “dëmtimin e interesave të Serbisë në Kosovë”, këshilli që udhëhiqet nga Momir Stojanoviq, ish shef i sigurisë ushtarake të Korpusit të Prishtinës (1996-1999) dhe ish drejtor i inteligjencës ushtarake të Serbisë – VBA (2004), rezulton në përputhje me zotimet e Listës Studentore për “ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të regjimit, që kanë arritur dhe zbatuar marrëveshje antikushtetuese në dëm të Serbisë” (Programi, Kosova dhe Metohija).

Mbi këtë bazë, deklarata nuk është thjesht kalkulim pushteti për “një ministri më afër kufirit me Kosovën”, por “presion” për ta “legjitimuar” një qasje edhe më kërcënuese në pretendimet territoriale të Serbisë.

Në të njëjtën linjë, por nga një pikë tjetër e synimeve ekspansioniste është edhe kërcënimi i Millorad Dodikut për bllokimin e çdo vendimi në Bosnjë-Hercegovinë, derisa nuk shfuqizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të pavlefshme veton e anëtares serbe të presidencës, Zeljka Cvijanoviq dhe mbështetjen nga Kuvendi i Republikës Serbe, lidhur me emërimet në Komisionin për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare (Gjykata Kushtetuese, U-17/26).

“Pas një sëmundjeje të gjatë e të dhimbshme, Bosnjë-Hercegovina vdiq sot. Gjykata Kushtetuese e gjymtuar dhe jolegjitime, i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, shkroi në X aleati i Kremlinit dhe lideri i politikës secesioniste, duke kërcënuar me “fundin e durimit” (Dodik në X, 20.11.2026).

Një retorikë e tillë që kërcënon Marrëveshjen e Dejtonit, mund të lexohet njëjtë, si “presion” i nevojshëm për “arsyetimin” e qasjes së pushtetit të ri në Serbi.

Përputhshmëria e qëllimeve të tij me programin “studentor”, sidomos në kontestimin e zbatimit të kompetencave për Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar dhe të drejtën e vetos si instrument bllokimi (Hazim Bashiq, 23.11.2026), sinjalizon vazhdimësinë gjeopolitike të pushtetit të ri në Serbi, duke sfiduar edhe më tutje Perëndimin dhe duke kërcënuar paqen e stabilitetin në Ballkan”, ka shkruar Fetoshi.

Lexo edhe

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Simbol i identitetit dhe krenarisë shqiptare: Smira do të bëhet me shtatoren e ‘Nuses Dardane’

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Arlinda rrëqeth me rrëfimin, flet për orientimin e saj seksual (VIDEO)

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje

Gërvalla kritikon mungesën e kryetarëve në takimin kundër dhunës në familje