Fero flet për ribashkimin me të bijën: E putha në ballë, nuk fliste më shqip

Fero flet për ribashkimin me të bijën: E putha në ballë, nuk fliste më shqip

Fero flet për ribashkimin me të bijën: E putha në ballë, nuk fliste më shqip

Fero ka rrëfyer periudhën sa ishte larg së bijës së tij.

Sponsor 3M Express

“Për dy vite nuk e kam takuar dhe as nuk kam folur në telefon. Ka qenë periudha më e vështirë për mua”.

Ai pranoi se gjatë asaj periudhe kishte kërkuar ndihmë përmes gjykatës dhe rrjeteve sociale, ndërsa sot e sheh me keqardhje mënyrën se si kishte reaguar në disa momente.

“Njeriu, kur është i lënduar emocionalisht, mund të gabojë më së shumti, dhe kam gabuar”, u shpreh reperi.

Ai ka deklaruar se pas dy vitesh e kishte takuar atë në Dubai.

“Kur e kam takuar për herë të parë, kam shkuar në Dubai. Kisha dy vite pa e parë dhe pa folur me të. Kur flas me të, kishte harruar shqipen fare dhe fliste vetëm anglisht. E kam puthur në ballë… Nuk më kishte harruar. E kisha frikë se mos më kishte harruar. Unë me nënën e vajzës sime gëzojmë një raport shumë të mirë. Duam që ta ruajmë këtë raport për hir të vajzës, e cila është duke u rritur. Vajza më ka mësuar se unë çdoherë duhet të bëj përpjekje për të ndryshuar veten për të mirën time dhe të jem një shembull më i mirë për të”, u shpreh ai.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit