Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Milanit dhe Real Madridit, Ronaldo, ka pranuar se transferimi i tij nga Barcelona te Interi ishte i motivuar nga paratë.

Braziliani kaloi një sezon të vetëm me klubin katalunas përpara se t’i bashkohej Nerazzurrëve në verën e vitit 1997.
Transferimi i tij kushtoi 26.5 milionë euro, ndërsa “Fenomeni” shkëlqeu menjëherë në Milano, para se dëmtimet t’ia ndalnin hovin.
Por vetëm tani pas gati 30 vitesh, Ronaldo ka zbuluar arsyen e transferimit befasues nga Barcelona te Interi, pasi në sezonin e vetëm në ‘Camp Nou’, ai ishte lojtari më i mirë duke shënuar 47 gola nga 49 ndeshje.
“Barcelona më bleu për 20 milionë dhe unë mora një pjesë të mirë të asaj shume. Atje fitoja dy milionë në vit dhe Interi më ofroi tetë. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem”, tha Ronaldo në podkastin Stick to Football. /Telegrafi/





