Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Ferizaj, pasi ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija, pavarësisht dërgimit në Qendrën Emergjente, ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes pritet të bëhen të ditura pas ekzaminimeve përkatëse.
Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Burimi: Insajderi





