Protestuesit e mbledhur për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë lëshuar publikisht incizimin e bisedës së saj me togerin e Policisë, të transmetuar ekskluzivisht në Klan Kosova.

“Faruk, jam lodhë” dhe “Unë s’kam me të pranu më” janë disa nga fjalët që dëgjohen në bisedën e publikuar.
Lëshimi i incizimit në protestë rikthen në vëmendje komunikimin e Arlindës me zyrtarët policorë dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale lidhur me rastin e saj.
Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet.
Faruk Muqolli është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.




