Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi

Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi

Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi

Cesc Fabregas po vazhdon të fitojë admirues në futbollin evropian, ndërsa vlera e tij si trajner është rritur ndjeshëm gjatë 18 muajve të fundit. Fitorja historike e Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve vetëm sa e ka shtuar vëmendjen ndaj trajnerit spanjoll.

Sponsor 3M Express

Skuadra italiane realizoi nëntë gola nga 12 goditjet në kuadrat në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”, në një prej netëve më të paharrueshme në historinë e klubit. Sulmuesi Anastasios Douvikas shkëlqeu me tre gola, ndërsa talenti italian Mattia Liberali shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime, edhe pse u aktivizua vetëm për 31 minuta.

Vetëm Paris Saint-Germaini, me 20 gola, ka realizuar më shumë se Como në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Fabregasit ka shënuar 19 gola dhe renditet në vendin e katërt në tabelën e përgjithshme, me tri fitore dhe një humbje në katër ndeshjet e para.

Ndonëse nuk ka asnjë shenjë se Fabregas dëshiron të largohet nga Como në një të ardhme të afërt, kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, spekulimet për hapin e ardhshëm në karrierën e tij pritet të shtohen.

Në shtator ishte raportuar se trajneri spanjoll kishte një klauzolë të veçantë në kontratë, e cila do t’i mundësonte të largohej drejt njërës prej tri ish-skuadrave të tij si futbollist: Barcelonës, Arsenalit ose Chelseat, kundrejt një kompensimi të përcaktuar.

Megjithatë, presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, duket se e ka hedhur poshtë këtë pretendim gjatë paraqitjes në emisionin “Football Uncensored” të Piers Morganit, në fillim të tetorit.

Ai bëri të qartë se Fabregas nuk ka nevojë për ndonjë klauzolë të veçantë për t’u larguar dhe se klubi nuk do t’i kërkonte asnjë kompensim nëse trajneri do të vendoste të ndiqte një mundësi të re.

“Ai nuk ka nevojë për klauzolë për të shkuar kudo që dëshiron. Në një biznes si ky, ai është më shumë mik sesa çdo gjë tjetër”, deklaroi Suwarso.

Më pas, presidenti i Comos dha edhe një shembull konkret për të treguar se sa i lirë është Fabregas të vendosë për të ardhmen e tij.

“Ai mund të shkojë kudo që dëshiron dhe kurdo që dëshiron. Madje, mund të them se nëse nesër më telefonon dhe më thotë: ‘Dua të shkoj te Leverkuseni’, për shembull, unë do t’i përgjigjesha: ‘Nëse kjo është ajo që dëshiron të bësh, atëherë shko’. Nuk do të kërkoja as kompensim”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lexo edhe

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun