Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029

Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029

Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029

Sulmuesi nëntëmbëdhjetë vjeçar, i cili po kalon një fillim shumë të mirë të sezonit, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet të tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Lille përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Sponsor 3M Express

“Lille dhe Ethan Mbappe janë shumë të lumtur të njoftojnë vazhdimin e kontratës që i lidh. Sulmuesi i talentuar, pjesë e Përfaqësueses së Francës U21, ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2029”, thuhet në komunikatën e klubit.

Drejtuesit e Lille kanë shprehur kënaqësinë që do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin e futbollistit në vitet e ardhshme.

Ata vlerësojnë se talenti, potenciali, pjekuria dhe përvoja që po fiton do të jenë elemente të rëndësishme për paraqitjet e tij me fanellën e klubit francez.

Ethan Mbappe është vëllai më i vogël i yllit të futbollit francez, Kylian Mbappe.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | 121 paketime me marihuanë në Audin e Taulant Etemit, ngarkesa vlente mbi çerek milioni euro – detaje nga ndjekja dramatike e Policisë

Ekskluzive | 121 paketime me marihuanë në Audin e Taulant Etemit, ngarkesa vlente mbi çerek milioni euro – detaje nga ndjekja dramatike e Policisë

Ky vend do ta mbyllë kufirin me Rusinë “për të siguruar Evropën”

Ky vend do ta mbyllë kufirin me Rusinë “për të siguruar Evropën”

Aksidenti i pazakontë – shoferja u përpoq të kthehej pas timonit, por Range Roveri përfundoi në dritaren e një shtëpie në Angli

Aksidenti i pazakontë – shoferja u përpoq të kthehej pas timonit, por Range Roveri përfundoi në dritaren e një shtëpie në Angli