“Është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit”, ylli i Atletico Madridit reagon ndaj vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t’i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Sponsor 3M Express

Jesus de Miguel vdiq mëngjesin e së martës pas një arresti kardiak-respirator dhe problemeve neurologjike që pati pas një përplasje me portierin e Andorrës, Jesus Oëono, gjatë ndeshjes të së hënës mbrëma në kuadër të La Liga 2.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë futbollin botëror dhe në veçanti atë spanjoll, të cilët kanë vazhduar t’i bëjnë homazhe dhe i fundit është ylli i Atleticos, Llorente.

“Sot është një ditë shumë e vështirë për të luajtur. Jam këtu sepse duhet të jem; është një ditë e tmerrshme për botën e futbollit dhe për botën në përgjithësi. Nuk mendoj se e kuptojmë, por edhe sporti ka situata të tilla”.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes dhe të gjithë ekipit, të cilët duhet të jenë duke kaluar një kohë shumë të vështirë. U dërgoj atyre gjithë mbështetjen time dhe të ekipit”, tha mbrojtësi spanjoll.

Portieri veteran i Bayernit, Manuel Neuer, i cili e mbajti portën të paprekur mbrëmë pas fitores 2-0, gjithashtu i bëri homazhe sulmuesit 30-vjeçar spanjoll.

“Ishte një situatë shumë e vështirë. Mendoj se na bën të gjithëve të reflektojmë dhe të mendojmë se si, në një situatë të tillë, diçka e tillë mund të ndodhë në të vërtetë. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe me Tenerifen. Thjesht nuk ka fjalë për diçka të tillë”, tha gjermani. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi