“Është lojtar i stilit brazilian”, legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

“Është lojtar i stilit brazilian”, legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

“Është lojtar i stilit brazilian”, legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Legjenda e Juventusit, Paolo Montero, ka dhënë një vlerësim të veçantë për Edon Zhegrovën, duke theksuar se anësori kosovar meriton më shumë minuta dhe se klubi duhet të ketë durim me të.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për kanalin e Tuttosport në YouTube, Montero u shpreh se Zhegrova i pëlqen dhe e krahasoi stilin e tij të lojës me atë të futbollistëve brazilianë.

“Zhegrova? Më pëlqen. Është një lojtar i stilit brazilian. Tani, sa herë që futet në lojë, duhet të luajë më shumë minuta. E kam parë edhe në Francë… Duhet durim”, deklaroi Montero.

Ish-mbrojtësi uruguaian më pas solli në vëmendje edhe shembullin e Zinedine Zidane, për të cilin tha se në fillimet e aventurës së tij në Torino nuk ishte vlerësuar siç duhej.

“Kur Zidane mbërriti në Torino, Juventusi dëshironte ta largonte që në janar. Pastaj shikoni se çfarë u bë ai. Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndryshimet, fanella ka peshën e saj. Ne duam gjithçka menjëherë, ndërsa Juventusi duhet të fitojë çdo ditë”, u shpreh ai.

Montero foli edhe për mënyrën se si do të ishte përballja me Zhegrovën në fushë, duke pranuar se do ta kishte të vështirë ta ndalte në duelet një kundër një.

“Nëse Zhegrova do të vinte drejt meje me top, do të ishte e vështirë. Kur ai niset drejt teje, është shumë i vështirë për t’u ndalur”.

“Gjithmonë duhet ta shikosh topin, jo lojtarin. Nëse vepron kështu, ndonjëherë arrin ta fitosh topin… përndryshe, lojtari nuk të kalon”, përfundoi legjenda e Juventusit./Telegrafi/

Lexo edhe

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë