Erzen Elezi: Funksionimi i Spitalit të Tetovës është në rrugën e duhur, kemi realizuar 162 punësime

Erzen Elezi: Funksionimi i Spitalit të Tetovës është në rrugën e duhur, kemi realizuar 162 punësime

Erzen Elezi: Funksionimi i Spitalit të Tetovës është në rrugën e duhur, kemi realizuar 162 punësime

Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të cilin kemi diskutuar për funksionimin e spitalit, investimet që pritet të bëhen, si dhe punësimet.

Sponsor 3M Express

Ai tha se gjatë kohës sa ai është drejtor janë bërë 162 punësime, ndërsa ky numër pritet të arrijë deri në 200.

“Spitali i Tetovës shkon në rrugën e duhur, por pacientët dhe qytetarët duhet ta vlerësojnë punën tonë që jemi duke e bërë. Te ne çdo qytetar e merr shërbimin e duhur, por ka raste të mëdha për shkak të mungesës së personelit, kemi qenë të detyruar që pacientët t’i drejtojmë në Klinikat e Shkupit.

“Kemi realizuar një numër të madh të punësimeve në Spitalin e Tetovës, deri tani janë bërë 162. Javën tjetër do të pranohen edhe 22 administratorë. Te specializantët në fillim kanë qenë të paraparë të pranohen 22, por prej Ministrisë së Shëndetësisë kemi marrë dokument zyrtar që ky numër do të jetë 42”, tha Elezi.

Sa i përket investimit që është paralajmëruar nga Banka Botërore, Elezi tha se do të ndërtohen tre ndërtesa të reja në Spitalin e Tetovës.

“Investimi nga Banka Botërore do të përfshijë tre ndërtesa të reja dhe rinovim i plotë i objekteve internistik dhe kirgjurikal”, tha Elezi.
Ai një kohë të gjatë ka punuar si urolog dhe e pyetëm për kancerin e prostatës, ndërsa tha se pacientët nuk duhet të neglizhojnë kontrollet e rregullta.

“Kanceri i prostatës – çdo pacientë së pari masat parandaluese duhet t’i marrë nga mjeku amë. Çdo gjashtë muaj duhet të ketë kontrolle te urologu. 465 brenda vitit ka pasur pacientë të rinj me kancer të prostatës”, tha Elezi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS