Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

Ekskluzive: Ky është Orhan Fetahu, i dënuari me 5 vjet burg për narkotikë që u kap sot në Prizren

Një person i dënuar me pesë vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët ka përfunduar sot në prangat e Policisë në Prizren, pasi ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Orhan Fetahun, 50 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarrest për vuajtjen e dënimit.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës 11:00, pasi zyrtarët policorë kishin pranuar informacione nga njësia e inteligjencës se personi i kërkuar po lëvizte me një automjet në territorin e Prizrenit.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të automjetit, policia ka kontrolluar tre personat që ndodheshin brenda tij. Gjatë verifikimit është konstatuar se drejtuesi i automjetit ishte personi ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarresti aktiv.

Gjatë kontrollit, tek njëri prej dy personave të tjerë është gjetur dhe sekuestruar një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth shtatë gramë.

Personi tek i cili është gjetur substanca narkotike, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme.

Ndërkaq, personi i tretë është liruar pas verifikimeve policore.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Raportohet se SHBA dhe Irani po negociojnë në heshtje, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Një klauzolë në kontratë mund t’ia hapë Upamecanos dyert e largimit nga Bayerni

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS

Vjeshta ndryshon motin, jo zgjedhjen tuaj – EXFIS