Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn mbrëmjen e së enjtes kanë shkaktuar dëme në disa objekte shkollore e sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.
Ekipet emergjente kanë dalë në terren që nga mbrëmja dhe orët e hershme të mëngjesit të së premtes, për të evidentuar dëmet dhe për të sanuesuar gjendjen.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe drejtorin e Arsimit, ka vizituar disa nga zonat e prekura për të parë nga afër pasojat e erërave.
Komuna ka bërë të ditur se do të përgatisë një raport për dëmet e shkaktuara dhe do të kërkojë mbështetjen e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.
Burimi: RTKLive





