Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Basketbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me katër përballje interesante në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me skuadrat që synojnë rezultate pozitive në vazhdim të garës.

Programi i së shtunës nis nga ora 17:00, me përballjen ndërmjet Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Ndërkaq, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, në një duel ku skuadra prishtinase shihet si favorite.

Vëmendja të dielën do të jetë te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, e cila zhvillohet nga ora 17:00 dhe pritet të sjellë rivalitet të fortë mes dy skuadrave.

Xhiroja e dhjetë do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që nis nga ora 19:30.

Kështu, tifozët e basketbollit do të kenë një fundjavë të mbushur me emocione dhe katër përballje në elitën e basketbollit kosovar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia shqiptare kap 25 vjeçarin i cili do t’ia merrte një milion euro 54-vjeçarit, ishte prezentuar rrejshëm si zyrtar

Policia shqiptare kap 25 vjeçarin i cili do t’ia merrte një milion euro 54-vjeçarit, ishte prezentuar rrejshëm si zyrtar

RC Cola – Shija që sjell freski në çdo moment!

RC Cola – Shija që sjell freski në çdo moment!

Prokuroria ngre aktakuzë kundër dy kompanive dhe dy personave për vdekjen e një punëtori në Ohër

Prokuroria ngre aktakuzë kundër dy kompanive dhe dy personave për vdekjen e një punëtori në Ohër