Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë.

Dëmtime serioze të kulmit janë evidentuar edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen si pasojë e erërave, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Komuna ka theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë.

Lexo edhe

Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

Fuego dhe Olechka e nisin me një përqafim të ngrohtë në shtrat

Fuego dhe Olechka e nisin me një përqafim të ngrohtë në shtrat

Brenda një muaji janë sekuestruar 734 metra kub dru në Maqedoni, janë regjistruar 147 raportime

Brenda një muaji janë sekuestruar 734 metra kub dru në Maqedoni, janë regjistruar 147 raportime