Erërat e forta të së enjtes kanë shkaktuar dëme në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit, ku tri shtylla elektrike janë rrëzuar në rrugë.

Një sinjalizues i ka dërguar pamjet në Gazetën Sinjali, duke bërë të ditur se si pasojë e kësaj situate janë të rrezikuara katër familje që jetojnë në atë zonë.
Rrëzimi i shtyllave elektrike paraqet rrezik për banorët dhe kalimtarët, veçanërisht për shkak të kabllove elektrike të ekspozuara.
Sinjalizuesi ka shprehur shqetësimin për sigurinë e familjeve dhe ka kërkuar ndërhyrje për eliminimin e rrezikut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





