Erëra të forta në Kosovë, meteorologu paralajmëron edhe rënie të temperaturave

Erëra të forta në Kosovë, meteorologu paralajmëron edhe rënie të temperaturave

Erëra të forta në Kosovë, meteorologu paralajmëron edhe rënie të temperaturave

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se në ditët në vijim Kosova do të përballet me erëra të fuqishme, ndërsa temperaturat do të shënojnë fillimisht vlera deri në 21 gradë Celsius, para se të pësojnë rënie.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme temperaturat pritet të jenë më të larta, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, ku mund të arrijnë deri në 20 apo 21 gradë Celsius.

Rugova ka paralajmëruar se nga mbrëmja e së enjtes deri të premten priten erëra të fuqishme, me shpejtësi prej 70 deri në 90 kilometra në orë në zonat fushore, ndërsa në pjesët më të larta mund të tejkalojnë edhe 100 kilometra në orë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dhe të enjtes priten reshje shiu, ndërsa e premtja parashihet të jetë më e kthjellët, me temperatura maksimale deri në 17 gradë dhe minimale deri në 12 gradë Celsius.

Ndryshim i motit pritet në fillim të javës së ardhshme, kur depërtimi i masave më të ftohta ajrore do të sjellë rënie të temperaturave deri në 8-9 gradë Celsius.

Për këtë periudhë, meteorologu ka paralajmëruar edhe mundësi për mjegull dhe reshje të lehta shiu, me temperatura që mund të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

Sa i përket dimrit, sipas parashikimeve të tij, priten reshje të pakta bore dhe temperatura jo shumë të ulëta. Ndërkaq, për ditët në vijim nuk parashihen rreziqe për vërshime në vend.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Refuzoi t’ua japë dokumentet policëve, nuk pranoi as alkooltestin – ky është 54-vjeçari që u arrestua në Dragash

Ekskluzive | Refuzoi t’ua japë dokumentet policëve, nuk pranoi as alkooltestin – ky është 54-vjeçari që u arrestua në Dragash

Specialja e konfirmon: Kemi miratuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Specialja e konfirmon: Kemi miratuar vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë

Gjendja shëndetësore e gruas, arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë