Elvis Mula, në mesin e katër personave të përfshirë në një operacion 30 milionësh në Britani

Elvis Mula, në mesin e katër personave të përfshirë në një operacion 30 milionësh në Britani

Elvis Mula, në mesin e katër personave të përfshirë në një operacion 30 milionësh në Britani

Katër persona janë dënuar me burgim pasi u përfshinë në një operacion për të nxjerrë nga deti një sasi kokaine me vlerë prej afro 30 milionë funta (diku gati 36 milionë euro), transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Sipas Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit në Britani të Madhe, grupi drejtohej nga Elvis Mula, i cilësuar si organizatori kryesor i aktivitetit kriminal, sipas Daily Record.

Para se të niseshin për të marrë drogën, katër personat janë filmuar duke u përqafuar pranë një veture luksoze të tipit “Bentley”, në pronësi të Mulës.

Ata kishin për qëllim të nxirrnin nga ujërat e ngushticës së Doverit një ngarkesë të madhe kokaine, e cila ishte hedhur në det nga bashkëpunëtorët e tyre.

Operacioni kishte në shënjestër një sasi droge me vlerë të vlerësuar prej afro 30 milionë paundësh.

Lexo edhe

Qytetari i vërsulet Ramës: “Kryetar, krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Qytetari i vërsulet Ramës: “Kryetar, krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Qytetari e kalon shiritin për t’i thënë Ramës po “provokon” me Muralin, zyrtarët e komunës: Kush të ka çu këtu

Qytetari e kalon shiritin për t’i thënë Ramës po “provokon” me Muralin, zyrtarët e komunës: Kush të ka çu këtu