Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

Elshani viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Jugu

Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, sot realizoi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Jugu (DRK Jugu).

Sponsor 3M Express

Në kuadër të kësaj vizite, nënkolonel Elshani vizitoi stacionet policore kufitare, si dhe disa pika kyçe në terren, ku u njoh nga afër me situatën e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon.

Gjatë takimeve dhe vizitave në terren u diskutua gjithashtu për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.

“Kjo vizitë e realizuar pas marrjes së detyrës si Drejtor i Departamentit për Kufi, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare”, njofton Policia e Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme