Elon Musk synon bashkimin e Teslës dhe SpaceX-it para largimit të Trumpit

Elon Musk synon bashkimin e Teslës dhe SpaceX-it para largimit të Trumpit

Elon Musk synon bashkimin e Teslës dhe SpaceX-it para largimit të Trumpit

Miliarderi Elon Musk po shqyrton mundësinë e bashkimit të kompanive Tesla dhe SpaceX në një gjigant me vlerë rreth 3.5 trilionë dollarë, në atë që mund të jetë bashkimi më i madh në histori. Sipas Euronews, synimi është që marrëveshja të përfundojë përpara largimit të presidentit amerikan Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Musk ka konfirmuar këtë javë se të dyja kompanitë kanë krijuar komitete të pavarura për të shqyrtuar mundësinë e bashkimit, duke e cilësuar këtë si “një ide të mirë”.

Sponsor 3M Express

Sipas Bloomberg, që citohet nga Euronews, marrëveshja synohet të shpallet në gjysmën e parë të vitit 2027 dhe të përfundojë përpara janarit të vitit 2029, kur përfundon mandati presidencial i Trumpit.

Një bashkim i tillë do të ishte vazhdimësi e përpjekjeve të Muskut për t’i bashkuar bizneset e tij. Në vitin 2016, Tesla bleu kompaninë SolarCity, ndërsa në vitin 2025 kompania e inteligjencës artificiale xAI përthithi platformën sociale X. Në shkurt të këtij viti, SpaceX përthithi xAI.

Sipas Euronews, inteligjenca artificiale është një nga arsyet kryesore të bashkimit të mundshëm. Tesla dhe SpaceX tashmë po bashkëpunojnë në zhvillimin e fabrikës së çipave të inteligjencës artificiale Terafab në Teksas, ndërsa robotët humanoidë Optimus dhe makinat pa shofer të Teslës mund të përfitojnë nga kapacitetet kompjuterike të SpaceX-it.

Edhe rezultatet financiare janë pjesë e këtij plani. SpaceX ka raportuar fitimin e parë tremujor prej 4.4 miliardë dollarësh që nga listimi në bursë, ndërsa Tesla ka shënuar rënie prej 43% të fitimit neto, në 787 milionë dollarë.

Bashkimi mund t’i mundësojë Muskut edhe kontroll më të madh mbi kompanitë. Aktualisht, ai zotëron rreth 48% të SpaceX-it dhe më shumë se 80% të të drejtave të votës, ndërsa në Tesla zotëron rreth 20% të aksioneve.

Përfundimi i marrëveshjes gjatë mandatit të Trumpit mund të sigurojë një pritje më të favorshme politike, megjithëse ajo do të duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të autoriteteve rregullatore dhe aksionarëve.

Megjithatë, Musk ka paralajmëruar se bashkimi nuk është i sigurt, pasi marrëveshja kërkon mbështetjen e zotëruesve të më shumë se gjysmës së aksioneve të Teslës.

Aksionarët e Teslës pritet të mblidhen më 3 dhjetor. / Burimi: Euronews

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?