Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)

Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)

Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)

Prince Caffe ka nisur përsëri zgjerimim e rrjetit të eksportit. Këtë radhë, shija dhe aroma e kafesë turke e prodhuar në Kosovë ka marrë rrugën për në tregun britanik.

Sponsor 3M Express

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që Prince Caffe udhëton jashtë kufinjëve, përfaqësuesit konfirmojnë se kërkesat janë shtuar edhe më shumë.

Produkti i nënshtrohet verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, në përputhje me kërkesat e klientëve në tregun ku eksportohet.

“Eksporti është një ndër aktivitetet kryesore që Korporata Devolli e ka, krahas aktiviteteve të tjera. Sot po përgatitemi për dërgesën në Angli. Po eksportojmë Prince Caffe Turke. Kemi eksportuar edhe më herët, por, sasia dhe kërkesat po rriten. Standardi kryesor i prodhimit është se u përmbahemi parametrave referentë për produktin që prodhojmë”, konfirmoj laborantja Melita Lleshi.

Përveç procedurave të mbikëqyrjes gjatë prodhimit, kafeja e brendit lider i nënshtrohet kontrolleve edhe pak minuta para nisjes për në Angli.

“Tani po e bëjmë inspektimin e fundit, ku i kontrollojmë paletat për gjendjen e tyre fizike, përpara ngarkesës dhe dërgimit të 15 deri në 20 tonëve që nisen për Angli”, tha Merita Lleshi,
Laborante në Fabriken e Prince Caffe.

Kjo sasi nuk do të jetë e fundit për jashtë vendit, meqë eksporti është punë e përditshme në fabrikën e kafesë në Pejë, në kuadër të Devolli Corporation.

Lexo edhe

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat