Mbi 8 ditë hulumtim, dëshmi, dokumente dhe deklarime ekskluzive nga Policia dhe Prokuroria e Gjilanit!

Sonte në Kiks Kosova, ekskluzivisht dëshmia e Endrit Azemit.
Sa para i ishin premtuar atij nga 250 mijë euro që kërkoi përmes apelit për ndihmë?
Kush, sipas tij, e bëri planin, i falsifikoi dokumentet dhe e kërcënoi që të sajonte sëmundjen?
Kush është punonjësi shëndetësor që Endrit Azemi e akuzon për kërcënime e shantazhe dhe çfarë tha ai për Kiks Kosovën?
Çfarë thoshin familjarët para se 20-vjeçari të arrestohej për mashtrim?
Çfarë bëri Endriti në spitalin Acibadem?
Dhe pyetja që mbetet: Ku përfunduan paratë? Çfarë ndodhi me rreth 190 mijë eurot që u mblodhën për këtë rast.
Një hulumtim që sjellë prapaskenat e një rasti që mori vëmendje të madhe publike, me deklarime dhe përgjigje që nuk janë dëgjuar më parë.
KIKS KOSOVA – SONTE.
Mos e humbisni!





