Ekskluzive | Shkoi për një borxh, ia drejtoi armën dhe tërhoqi këmbëzën, por arma nuk shkrepi – arrestohet 58-vjeçari në Pejë

Një mosmarrëveshje për një borxh dyshohet se për pak ka përfunduar në tragjedi në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës. Një 58-vjeçar dyshohet se kishte shkuar në shtëpinë e një personi, të cilit pas një mosmarrëveshjeje ia kishte drejtuar armën e zjarrit dhe kishte tërhequr këmbëzën, por arma nuk kishte shkrepur, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i arrestuar është Musa Haziraj, rreth 58 vjeç, ndërsa viktima është Valon Kelemendi, rreth 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, rreth orës 11:00, në rrugën “Syl Demaj” në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës.

Pas pranimit të informatës për incidentin, patrulla policore kishte dalë në vendin e ngjarjes, ku kishte takuar Kelemendin.

Para policëve, 36-vjeçari kishte deklaruar se Haziraj kishte shkuar në shtëpinë e tij për të diskutuar rreth një borxhi, por situata kishte eskaluar pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas rrëfimit të viktimës, Haziraj kishte nxjerrë armën e zjarrit, e kishte mbushur me fishek dhe kishte tërhequr këmbëzën në drejtim të tij. Arma nuk kishte shkrepur, ndërsa i dyshuari më pas ishte larguar me veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa në kuadër të hetimeve janë intervistuar viktima dhe një dëshmitar i rastit.

Policia ka arritur të sigurojë praninë e Hazirajt, nga i cili janë sekuestruar një pistoletë e markës “Glock”, e kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe 17 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Musa Haziraj është ndaluar për 48 orë.

Pavarësisht pretendimit të viktimës se i dyshuari kishte tërhequr këmbëzën e armës në drejtim të tij, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Haxhiu: Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Haxhiu: Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Policët e maskuar futen mes protestuesve në Cyrih, këshilltarët komunalë kërkojnë shpjegime nga autoritetet

Policët e maskuar futen mes protestuesve në Cyrih, këshilltarët komunalë kërkojnë shpjegime nga autoritetet

Gjendet 16-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqet, por nuk tregon se ku

Gjendet 16-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, thotë se qëndroi te shoqet, por nuk tregon se ku