Ekskluzive: Rrahman Hoti, i dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Detaje të reja janë zbardhur për 60-vjeçarin Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson ekskluzivisht se Rrahman Hoti kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë gruan e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ai kishte vuajtur disa vite burg për këtë vepër penale, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

Hoti dyshohet se sot, pas një konflikti rreth një parkingu në Suharekë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti emëron ish-këshilltaren e tij politike zëvendësministre

Kurti emëron ish-këshilltaren e tij politike zëvendësministre

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje të plota me Juventusin, gati për ndeshjen ndaj Venezias

Edon Zhegrova rikthehet në stërvitje të plota me Juventusin, gati për ndeshjen ndaj Venezias