Rikthehet problemi i quajtur Vinicius, Mourinho përballet me një sfidë të vështirë te Reali

Rikthehet problemi i quajtur Vinicius, Mourinho përballet me një sfidë të vështirë te Reali

Rikthehet problemi i quajtur Vinicius, Mourinho përballet me një sfidë të vështirë te Reali

Situata e Vinicius Junior te Real Madridi po rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa dilemat rreth rolit, formës dhe të ardhmes së brazilianit vazhdojnë të krijojnë diskutime.

Sponsor 3M Express

Çështja e tij mbetet një nga temat më të ndjeshme në klub, sidomos në një periudhë kur pritet shumë nga ylli madrilen, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

José Mourinho, emri që po lidhet me një rikthim të mundshëm në stolin e Real Madridit, do të përballej me një situatë delikate nëse do të merrte drejtimin e skuadrës.

Menaxhimi i Viniciusit do të ishte një prej sfidave më të mëdha, duke pasur parasysh karakterin, pritshmëritë dhe rëndësinë e brazilianit në projektin sportiv.

Vinicius është një futbollist që kërkon besim dhe hapësirë për të shprehur potencialin e tij, por një trajner si Mourinho njihet për kërkesat e larta taktike, disiplinën dhe autoritetin brenda dhomës së zhveshjes.

Pikërisht kjo përplasje e mundshme mes filozofisë së Mourinhos dhe karakteristikave të Viniciusit mund të bëhet një nga temat më interesante nëse portugezi rikthehet në Madrid.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit

Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit

Nga Kosova drejt tregjeve globale: Mentor Pllana prezanton vizionin e Pllana Ventures në Javën Globale të Ndërmarrësisë

Nga Kosova drejt tregjeve globale: Mentor Pllana prezanton vizionin e Pllana Ventures në Javën Globale të Ndërmarrësisë

Vrasja në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit

Vrasja në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit