Ekskluzive| Rrahja me thika mes të miturve në Gjilan, edhe dy të arrestuar – shkon në katër numri i të ndaluarve, njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Ka shkuar në katër numri i të miturve të ndaluar për përleshjen e rëndë mes dy grupeve në Gjilan, ku dy persona mbetën të plagosur me mjete të mprehta. Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, por stabile, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, E.S. dhe A.Sh., të dy të mitur, janë arrestuar të enjten, më 12 nëntor, pas veprimeve të mëtejshme hetimore lidhur me përleshjen e një dite më parë.

Të dy janë intervistuar sipas procedurave për të mitur dhe, me vendim të Prokurorisë, janë ndaluar për 24 orë.

Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 10:30, në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku dy grupe të miturish ishin përleshur fizikisht në afërsi të një kafeterie.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, me ç’rast dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre, pas trajtimit fillestar në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa gjendja e tij është përshkruar si e rëndë, por stabile. I lënduari tjetër është liruar pas ndihmës mjekësore.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se në përleshje dyshohet se kanë qenë të përfshirë gjithsej nëntë të mitur.

Dy persona ishin arrestuar menjëherë pas incidentit, ndërsa me arrestimet e fundit numri i të ndaluarve ka arritur në katër.

Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës