Ekskluzive | “Prej nesër kam me u marrë me ty” – kërcënohet polici në Prizren, ky është 22-vjeçari që përfundoi në pranga

Një intervenim i Policisë në fshatin Landovicë të Prizrenit ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor pasi ky i fundit i kërkoi të largohej nga vendi i ngjarjes. I riu nuk iu bind urdhrit dhe iu drejtua policit me fjalë kërcënuese, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 19:35, gjatë një intervenimi policor për një rast tjetër të kanosjes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i arrestuari është Dardan Morina (22), i cili, pasi kishte refuzuar urdhrin e zyrtarit policor për t’u larguar nga vendngjarja, dyshohet se e kishte kërcënuar drejtpërdrejt.

“Me ty kam punë personalisht, prej nesër e anej unë kam mu marrë me ty, dije mirë”, janë fjalët që 22-vjeçari dyshohet t’ia ketë drejtuar policit.

Pas kërcënimit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren-Veri.

Për rastin janë njoftuar njësitë përkatëse hetimore dhe Prokuroria e Shtetit.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj Dardan Morinës është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Trump pranon gabimet: Deportimet ishin tepër të ashpra

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme

Aleatët e G7 diskutojnë në Paris ndikimin e humbjes së Trumpit në zgjedhjet afatmesme