Ekskluzive | Përleshje fizike në “Che Bar” mes disa personave në Prizren, këta janë disa nga të përfshirët në incident

Një përshje fizike mes disa personave ka ndodhur në lokalin “Che Bar”, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku dyshohet se janë përfshirë disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në mesin e personave të përfshirë në këtë incident janë Shani Kryeziu dhe Arianit Kaçinari.

Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 22:55, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se është informuar për një rrahje në progres në një lokal-kafiteri në Prizren.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga të dhënat fillestare është konstatuar se në incident kanë qenë të përfshirë rreth tetë persona.

Përveç lëndimeve, gjatë përleshjes janë shkaktuar edhe dëme materiale në lokal.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia ka iniciuar rastin për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti është nën hetime.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konjufca kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Konjufca kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën