Ekskluzive | “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – ky është 19-vjeçari që nxori armën dhe shtiu pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Një mosmarrëveshje për një qen në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe arrestimin e një 19-vjeçari. Gjithçka nisi kur i riu u bëri shenjë dy personave që po lëviznin me veturë të ngadalësonin shpejtësinë, ndërsa situata u përshkallëzua deri në nxjerrjen dhe shkrepjen e armës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 21:30, ndërsa Policia është njoftuar për të shtënat pak minuta më vonë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Liridon Januzi, rreth 19-vjeçar, ndërsa personat që kanë denoncuar incidentin janë N. L., rreth 19-vjeçar dhe M. P., rreth 33-vjeçar.

Sipas deklarimeve të dy ankuesve, derisa po lëviznin me automjet, Januzi u kishte bërë shenjë me një bateri dore, duke iu drejtuar me fjalët “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë”.

Ata kanë deklaruar se 19-vjeçari më pas kishte nxjerrë një armë dhe e kishte repetuar, çka kishte shkaktuar një situatë të rrezikshme.

Në përpjekje për ta larguar armën, N. L. ka deklaruar se e kishte kapur për dore të dyshuarin dhe ia kishte drejtuar armën nga ana e djathtë. Megjithatë, arma ishte shkrepur dhe dy ankuesit ishin larguar drejt veturës së tyre.

Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendngjarje, kanë takuar edhe të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka dhënë versionin e tij për incidentin.

Sipas Januzit, mosmarrëveshja kishte nisur pasi dy personat ia kishin goditur një qen me veturë dhe më pas kishin tentuar ta sulmonin. Ai ka deklaruar se armën e kishte nxjerrë me qëllim që t’i frikësonte.

Gjatë veprimeve hetimore, i dyshuari ka treguar vendin ku e kishte lënë armën, ndërsa Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Zoraki, me një fishek në tytë dhe dy fishekë të tjerë në karikator.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 19-vjeçarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të Prokurorisë, Liridon Januzi është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026