Ekskluzive | Marihuana e fshehur në derën e tualetit në Burgun e Dubravës – zbulohen 13 qese me drogë, nis hetimi

Një kontroll brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë ka zbuluar një vend të pazakontë ku ishte fshehur substancë e dyshuar narkotike. Plot 13 qese të vogla me marihuanë të dyshuar janë gjetur në mekanizmin e derës së një tualeti të përbashkët, ndërsa ende nuk dihet kush i kishte vendosur aty, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, zbulimi është bërë më 12 nëntor, rreth orës 10:45, gjatë një bastisjeje të realizuar nga oficerët korrektues në krahun V2 të institucionit.

Gjatë kontrollit të tualeteve të përbashkëta, zyrtarët kanë vërejtur një qese të zezë plastike, të fshehur në mekanizmin e derës së tretë.

Kur e kanë hapur, brenda saj kanë gjetur 13 qese të vogla, të mbushura me substancë të dyshuar marihuanë.

Sipas informacioneve të siguruara, substanca e sekuestruar ka rezultuar me peshë të përgjithshme bruto prej 10 gramësh.

Pas zbulimit, rasti i është referuar Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, e cila ka marrë përsipër veprimet e mëtejshme hetimore.

Ajo që mbetet ende e paqartë është se kush e kishte fshehur drogën brenda tualetit dhe si kishte përfunduar ajo në atë hapësirë të burgut.

Në këtë fazë të hetimit nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar procedura penale për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet po vazhdojnë nga njësia antidrogë në Pejë.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë