Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë në Prizren – bastisen dy lokacione, dyshime për kontrabandë me barna dhe produkte të tjera

Një aksion policor kundër kontrabandës së dyshuar me barna dhe produkte të tjera është duke u zhvilluar në Prizren. Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë nisur bastisjet në dy lokacione, në kuadër të një hetimi që ka në fokus qarkullimin e dyshuar të mallrave të kontrabanduara.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se operacioni po realizohet nga njësitë për hetimin e krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bastisjet po zhvillohen në dy lokacione në Prizren, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.

Në fokus të kontrolleve janë barna dhe produkte të tjera për të cilat ekzistojnë dyshime se janë futur apo qarkulluar në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për sigurimin e provave dhe sqarimin e rrethanave të dyshuara.

Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të arrestuar, sasinë e barnave eventualisht të sekuestruara apo vlerën e produkteve që janë objekt i hetimit.

Gazeta Sinjali po përcjell zhvillimet e këtij aksioni dhe do të raportojë për rezultatet e bastisjeve dhe informacione të tjera që mund të dalin nga operacioni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sanksionet e UEFA-s, Bjellorusi-Shqipëri luhet në Budapest pa tifozë

Sanksionet e UEFA-s, Bjellorusi-Shqipëri luhet në Budapest pa tifozë

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin nga Bondsteel

Drejtori i Policisë në Ferizaj priti në takim lamtumirës oficerin nga Bondsteel

Gjykata Supreme e Zvicrës ndalon bllokimin e faqeve të internetit pa bazë ligjore

Gjykata Supreme e Zvicrës ndalon bllokimin e faqeve të internetit pa bazë ligjore