Ekskluzive: Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët e marihuanës të kapur në aksionin në Kaçanik – droga nga Shqipëria përmes Kosovës drejt Turqisë

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetet e katër personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të daljes Doganaj-Kaçanik.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, tre të arrestuarit janë Avdush Nuhiu, i lindur më 1993, Taulant Etemi, i lindur më 1991, dhe Albina Cani, e lindur më 2000. Ndërkaq, i dyshuari i katërt, Jasir Bardi, i lindur më 1997, ndodhet në arrati.

Rasti është zbuluar të premten, gjatë një operacioni policor të realizuar në kuadër të planit taktik “Kufiri 2”, ku u sekuestruan rreth 136 kilogramë marihuanë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet e deritanishme dyshojnë se personat e përfshirë, shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, kishin planifikuar që lëndën narkotike ta transportonin nga Shqipëria, përmes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, drejt Turqisë, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motoçikletë katërrotëshe (ATV) dhe 680 euro para të gatshme.

Njëra nga veturat, sipas tij, kishte tentuar t’i shmangej policisë, duke shkaktuar edhe aksidente gjatë ndjekjes, ndërsa zyrtarët policorë kishin përdorur armët e zjarrit për ta ndaluar atë.

Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë edhe dyshimet për përfshirjen e një zyrtari policor. Po ashtu, ndaj të dyshuarve pritet të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Fenerbahçe përfiton 4.2 milionë euro nga golat vendimtarë të Vedat Muriqit në Champions

Fenerbahçe përfiton 4.2 milionë euro nga golat vendimtarë të Vedat Muriqit në Champions

Në Ditën e Forcës, Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë

Në Ditën e Forcës, Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë

Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës

Qeveria e Shqipërisë miraton marrëveshjen me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës