Ekskluzive| Grabitje e armatosur në “Doni Frut” në Shtime, katër persona me revole, sëpata e çekan sulmojnë rojën dhe marrin pajisjet e kamerave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të së dielës në kompaninë “Doni Frut”, në Zonën Industriale të Shtimes, ku katër persona të maskuar, të pajisur me revole, sëpata dhe çekan, kanë hyrë me dhunë në objekt, kanë sulmuar punëtorin e sigurimit dhe kanë marrë pajisjet që ruanin pamjet e kamerave të sigurisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 01:00, ndërsa cak i sulmit ka qenë objekti i kompanisë “Doni Frut”.

Në momentin e grabitjes, në objekt ndodhej punëtori i sigurimit, B.K. 56 vjeçar, i cili është përballur me katër persona të maskuar dhe të armatosur.

Sipas deklarimit të tij, njëri prej tyre mbante revole, një tjetër çekan, ndërsa dy të tjerët ishin të pajisur me sëpata.

Grabitësit dyshohet se fillimisht e kanë thyer derën hyrëse me çekan dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht rojën, duke e goditur me grushte në trup.

Pas sulmit, ata e kanë detyruar punëtorin e sigurimit të ngjitet në katin e dytë të objektit, ku njëri prej personave, i armatosur me revole, e ka mbajtur nën kontroll.

Ndërkohë, tre personat e tjerë kanë kontrolluar zyrat në katin e parë të kompanisë, duke kërkuar sende me vlerë.

Gjatë grabitjes, autorët ia kanë marrë edhe telefonin mobil punëtorit të sigurimit, i cili më vonë është gjetur në hapësirën ku ndodheshin pajisjet e ngrohjes.

Pas përfundimit të veprimeve, katër personat janë larguar në këmbë në drejtim të daljes së parkut industrial.

Por detaji që e bën edhe më shqetësues këtë rast është ajo që grabitësit kanë marrë nga objekti.

Sipas burimeve të Sinjalit, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se, përveç dëmeve materiale, nga kompania janë marrë hard disqet e pajisjes NVR (Network Video Recorder), ku ruheshin regjistrimet e sistemit të kamerave të sigurisë.

Ky veprim ngre dyshime se autorët mund të kenë synuar edhe largimin e pamjeve që do të ndihmonin në identifikimin e tyre, ndonëse motivi i marrjes së pajisjeve mbetet për t’u sqaruar nga hetimet.

Për rastin janë angazhuar hetuesit rajonalë dhe njësia rajonale e forenzikës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet përkatëse.

Në objekt kanë qenë të pranishëm edhe pronarët e kompanisë, ndërsa nga verifikimet fillestare nuk është raportuar për marrjen e sendeve të tjera, përveç pajisjeve të regjistrimit.

Rasti është evidentuar si “Grabitje”, ndërsa identiteti i katër personave të përfshirë ende nuk është bërë i ditur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Ekskluzive| Grabitje e armatosur në “Doni Frut” në Shtime, katër persona me revole, sëpata e çekan sulmojnë rojën dhe marrin pajisjet e kamerave | Momenti