Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore

Një konflikt rreth punimeve ndërtimore në Prizren dyshohet se ka përfunduar me një sulm të organizuar, rrëmbimin dhe mbajtjen për 12 orë kundër vullnetit të një shtetasi turk. Pesë bashkëkombës të tij dyshohet se e kanë sulmuar në mes të rrugës, e kanë futur me forcë në një veturë dhe e kanë dërguar në një shtëpi private në Prishtinë, ku e kanë detyruar të heqë dorë nga punimet që po kryente në një objekt banesor. Rasti është zbuluar pas sigurimit të një video-incizimi, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e pesë të dyshuarve dhe ndalimin e katër prej tyre, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 07:25, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku viktima, Sener Buyruk (44), shtetas i Republikës së Turqisë, ishte duke lëvizur në këmbë kur është sulmuar nga disa persona që, sipas deklarimit të tij, i njihte.

Sulmuesit dyshohet se fillimisht e kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime, e më pas e kanë futur me forcë në një automjet Volkswagen me ngjyrë të bardhë. Nga aty, 44-vjeçari është transportuar drejt Prishtinës, ku është dërguar në një shtëpi private dhe është mbajtur kundër vullnetit të tij për rreth 12 orë.

Gjatë kësaj kohe, sipas dëshmisë së viktimës, ndaj tij është ushtruar presion për t’u tërhequr nga punimet ndërtimore që po realizonte në një objekt banesor në Prizren. Pas rreth 12 orësh, ai është liruar.

Megjithëse ngjarja kishte ndodhur më 1 nëntor, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë siguruar informacionet e para konkrete dy ditë më vonë, më 3 nëntor, kur përmes kanaleve operative kanë pranuar një video-incizim që dokumentonte sulmin.

Në pamjet e siguruara shiheshin pesë persona duke sulmuar një burrë në rrugë, por në atë fazë hetuesit ende nuk e kishin identifikuar viktimën. Kjo ka bërë që veprimet e para hetimore të përqendroheshin në përcaktimin e identitetit dhe gjetjen e tij.

Më 4 nëntor, Policia ka arritur ta identifikojë 44-vjeçarin, i cili gjatë intervistimit ka rrëfyer se personat që e kishin sulmuar ishin shtetas turq dhe të njohur për të. Pikërisht deklarata e tij, së bashku me video-incizimin, ka shërbyer si bazë për zgjerimin e hetimeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Hetuesit kanë vazhduar punën për lokalizimin e të dyshuarve, derisa njëri prej tyre është ndaluar nga një patrullë e Njësisë së Trafikut Rajonal në Prishtinë.

Pas marrjes në dorëzim të tij, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka vazhduar kërkimet për personat e tjerë të dyshuar, duke arritur t’i lokalizojë ata dhe të identifikojë edhe automjetin që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit dhe transportimit të viktimës.

Vetura është sekuestruar përkohësisht me urdhër të Prokurorisë, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e pesë shtetasve turq që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personat e identifikuar janë Mustafa Danyildiz (47), Özdemir Riza (41), Dogan Mehmet Guven (43), Kahya Süleyman (40) dhe Perçem Mohmet, mosha e të cilit nuk është konfirmuar.

Nga pesë personat e identifikuar, katër janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë, ndërsa nga informacionet e disponueshme nuk është përcaktuar statusi procedural i personit të pestë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Shtrëngimi”, “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Ekskluzive | E rrahën në mes të Prizrenit, e futën me zor në veturë dhe e mbajtën peng 12 orë – pesë turq e detyruan të hiqte dorë nga punimet ndërtimore | Momenti