EKSKLUZIVE | Dy të miturit publikuan fotografinë me kallashnikov në Snapchat, Policia ia gjen armën 52-vjeçarit në Klinë – ky është i dyshuari

Hetimet për rastin e kanosjes së një të mituri në Klinë kanë çuar Policinë deri te një 52-vjeçar nga fshati Poterq, i cili dyshohet se mbante pa autorizim një armë të gjatë të tipit AK-47.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Arben Fazlijën, rreth 52-vjeçar, i cili ka dorëzuar vullnetarisht armën pasi hetuesit policorë kanë shkuar në shtëpinë e tij.

Gjithçka nisi pas denoncimit të një rasti të kanosjes në Klinë, ku dy të mitur dyshohet se kishin kërcënuar një nxënës, ndërsa njëri prej tyre kishte publikuar në Snapchat edhe një fotografi me armë të gjatë.

Gjatë intervistimit në Polici, dy të miturit kanë deklaruar se fotografia ishte realizuar disa ditë më parë dhe kanë treguar se kujt i përkiste arma.

Kjo deklaratë i ka orientuar hetuesit drejt Fazlijës, në fshatin Poterq të Klinës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 22 tetor 2026, rreth orës 14:50, njësiti i hetimeve ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për të verifikuar informacionet e siguruara gjatë hetimit.

Gjatë bisedës me zyrtarët policorë, Fazlija ka pranuar se arma ishte e tij dhe e ka dorëzuar vullnetarisht.

Bëhet fjalë për një armë të gjatë të modelit AK-47, e cila është sekuestruar nga Policia si provë materiale.

Pas sekuestrimit të armës, 52-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është liruar, ndërsa ndaj tij procedura penale do të vazhdojë në gjendje të lirë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Momenti kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja

Momenti kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos