Ekskluzive | Bastisje në shtëpinë e 20-vjeçarit në Pejë, Policia gjen mbi 300 gramë marihuanë, armë dhe para – ky është i arrestuari

Një operacion policor në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës ka përfunduar me arrestimin e një të riu, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë zbuluar substanca të dyshuara narkotike, një armë zjarri, municion dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Ron Zogaj (20), ndaj të cilit janë iniciuar procedurat për veprat penale që lidhen me shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Operacioni është zhvilluar të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 13:05, pas një pune hetimore dhe operative të njësive policore në Pejë.

Në bastisje kanë marrë pjesë hetuesit policorë, krimteknika dhe patrulla e Stacionit Policor në Pejë, me mbështetjen e Njësisë Rajonale të Reagimit të Shpejtë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 302.2 gramë substancë të dyshuar marihuanë, një pistoletë të modifikuar PAK 9 mm, një karikator me tre fishekë të kalibrit .380 Auto, si dhe 325 euro para të gatshme.

Po ashtu, janë sekuestruar një telefon iPhone 17 Pro Max, një peshore dhe një sasi e konsiderueshme qesesh për paketim të substancave narkotike.

Policia ka kontrolluar edhe objektet përcjellëse të shtëpisë, por aty nuk janë gjetur sende të tjera të dyshimta.

Pas përfundimit të bastisjes, 20-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë Antidrogë.

Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shënim. I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

Gjermani: 82% thonë se Gjenerata Z lihet pa vëmendje

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

Në Cyrih përkujtohen heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 37-vjetorin e rënies

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik