Ekskluzive: Arrestohet edhe Fidaim Hoti, i dyshuari për përgatitjen e vrasjes së Vigan Bekqelit në Prishtinë

Njëri nga tre personat që ishte në kërkim policor nën dyshimet për përgatitjen e një vrasjeje në Prishtinë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Fidaim Hotin, rreth 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit policor të zhvilluar më 27 nëntor, kur hetuesit zbuluan një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë në një veturë të dyshuar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Hoti dyshohet se është i përfshirë në planin për vrasjen e Vigan Bekqelit, rreth 36-vjeçar.

Në këtë rast po hetohen edhe Evatar Ajvazi, Bekim Rexhepi dhe Gëzim Begu. Gjatë operacionit fillestar ishte arrestuar Evatar Ajvazi, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë nuk ishin gjetur në lokacionet e bastisura.

Ndërkaq, në shtëpinë e Ajvazit Policia kishte sekuestruar edhe një pistoletë tjetër me shtatë fishekë.

Rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “Përgatitja e veprës penale të vrasjes së rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

Kurti pret anëtarët e rinj të KKSH-së, 24 prej tyre dakordohen për drejtim të përbashkët

Kurti pret anëtarët e rinj të KKSH-së, 24 prej tyre dakordohen për drejtim të përbashkët

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë

Komandanti i KFOR-it viziton Urën e Ibrit në Mitrovicë