Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pa dallime dhe në çdo kohë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR ka theksuar se prioritet i misionit është transparenca, qëndrueshmëria dhe gatishmëria, duke kontribuar në krijimin e një të ardhmeje paqësore për gjeneratat e ardhshme.
“KFOR mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, thuhet në njoftim.
Më tej, misioni ka theksuar se mandati i tij është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.
KFOR vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/





