Egnatia ka marrë një barazim 1-1 në udhëtim ndaj Aarhusit në Danimarkë, duke regjistruar pikën e dytë pas dy ndeshjeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur Ildi Gruda shënoi një gol të bukur pas një pasimi të saktë. Egnatia e nisi mirë takimin dhe pati mundësi të tjera për të rrezikuar portën kundërshtare.
Aarhusi mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e tretë, pasi Eric Kahl u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.
Megjithatë, vendasit arritën të barazonin në minutën e 49-të, kur James Bogere shfrytëzoi një pasim të Sebastian Jorgensen dhe realizoi me një parabolë mbi portierin Mario Dajsinani.
Në vazhdim, të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, ndërsa Egnatia tentoi të gjente golin e fitores. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat u ndanë me nga një pikë.
Me këtë barazim, Egnatia shkon në dy pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/




