Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori i Kombëtares së Kosovës po shqyrton mundësinë e një aventure të re për të siguruar më shumë minuta në fushën e lojës.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve, 27-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr në Torino dhe një largim i mundshëm do t’i mundësonte atij të rikthehej në një rol më të rëndësishëm, ndërsa Juventusi do të përfitonte financiarisht për të investuar në përforcime të tjera.

Një prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij është Monaco, që po kërkon një anësor ofensiv për skemën 4-2-3-1 të trajnerit Filipe Luis.

Një tjetër destinacion i mundshëm është Al Ittihad, klub që kishte tentuar ta transferonte Zhegrovën edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Ndërkohë, zërat për një kalim të mundshëm te Besiktasi deri më tani nuk kanë marrë konfirmime të rëndësishme.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit 2025, kur u transferua nga Lille për një shumë që raportohet të ketë qenë 15.5 milionë euro.

Kontrata e tij me gjigantin italian është e vlefshme deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet në 10 milionë euro.

Megjithatë, në shtator të vitit 2026 ishte raportuar se Juventusi kërkonte të paktën 15 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

Zhegrova ka zhvilluar 51 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, duke realizuar gjashtë gola, ndërsa janari mund të sjellë një kapitull të ri në karrierën e tij./Telegrafi/

Lexo edhe

Irani dhe aleatët e tij shtojnë presionin ndaj SHBA-së dhe vendeve të Gjirit

Irani dhe aleatët e tij shtojnë presionin ndaj SHBA-së dhe vendeve të Gjirit

Vrasja dhe zhdukja e Artjol Ramajt në Spanjë, Prokuroria kërkon mbi 22 vite burg për autorin

Vrasja dhe zhdukja e Artjol Ramajt në Spanjë, Prokuroria kërkon mbi 22 vite burg për autorin

Pamje spektakolare nga droni, mbi 300 mijë qytetarë mbushin Pragën në mbrojtje të mediave

Pamje spektakolare nga droni, mbi 300 mijë qytetarë mbushin Pragën në mbrojtje të mediave